Skip to main content

Kuvendi i Anëtarëve të Platformës CiviKos do të mbahet me 4 Prill 2014 (të Premten), në “Sheshi 21” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

 

Përveç raporteve të punës dhe financiare, në këtë takim të Kuvendit të Platformës CiviKos do të votohen në tërësi si dokumente të reja e të konsultuara me anëtarë që nga viti i kaluar: Rregullorja e Punës (përfshirë mekanizmat për përzgjedhje dhe përfaqësim) dhe Kodi Etik. Gjithashtu, do të propozohet dhe votohet ndryshimi i një neni të Statutit dhe Rregullores së Punës së Bordit lidhur me sigurimin e rotacionit në anëtarët e Bordit dhe sigurimin e vazhdimësisë së punës. Në këtë Kuvend do të zgjedhet poashtu edhe Bordi i ri i Platformës CiviKos.

Çdo organizatë mund të përfaqësohet vetëm me një përfaqësues. Për pjesëmarrësit që udhëtojnë jashtë Prishtinës shpenzimet e rrugës do të mbulohen nga sekretariati i Platformës CiviKos.