Ekipi i Platforma CiviKos u takua me organizatën anëtare Youth Association for Human Rights YAHR me qëllim të krijimit të partneritetit për aktiviteteve që kanë në fokus ngritjen e bashkëpunimit në mes të qytetarëve dhe organizatave lokale me komunat e tyre përkatëse, për të rritur pjesëmarrjen e tyre në procese vendimarrëse. Aktivitetet e cekura do të zhvillohen në kuadër të projektit ‘Përforcimi i Zërave Lokal Përmes Pjesëmarrjes Aktive’, financuar nga National Endowment for Democracy (#NED).