Platforma CiviKos me Zyrën për Qeverisje të Mirë/ Zyra e Kryeministrit organizojnë konferencën e përbashkët mbi rolin e shoqërisë civile në promovim dhe avokim të drejtave të njeriut. Kjo konferencë shënon përmbylljen e projektit “You cannot be What you cannot see” të mbështetur nga Community Development Fund (CDF) dhe Agjencinë Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).
Në kuadër të këtij projekti, Platforma CiviKos ka ofruar punëtori për ngritje të kapaciteteve organizatave lokale mbi të drejtat e njeriut si dhe rrjetëzimin me organizatat në nivel nacional që mbulojnë këtë fushë.
Ky projekt synon të shtrijë rrjetëzimin edhe me institucionet e nivelit qendror, gjegjësisht Zyrën e Kryeministrit të Republikës të Kosovës, për të zgjeruar ndikimin në komunitetin ku këto organizata operojnë.
Ky projekt ka prodhuar edhe HumanRightsHub – një hapësirë virtuale që ka për qëllim mobilizimin e organizata në fokus rrjetëzimin e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë që merren me avokim për të drejtat e njeriut.