Kosova ka disa rrugë për të ndërtuar një mekanizëm efektiv për bashkëfinancim, disa më të shpejta, disa afatgjata.
Infografika paraqet 4 opsione kryesore:
-
Opsioni 1: Status quo (zbatim i rregulloreve ekzistuese) – mund të zbatohet menjëherë, por pa qartësi/uniformitet.
-
Opsioni 2: Përfshirja në Ligjin Vjetor të Buxhetit – zgjidhje e shpejtë, por e përkohshme.
-
Opsioni 3: Akt i veçantë nënligjor (Rregullorja e Bashkëfinancimit) – krijon sistem afatgjatë, uniform e transparent, pa ndryshime ligjore të domosdoshme.
-
Opsioni 4: Ndryshime ligjore – më i fortë në garanci, por proces më i gjatë dhe politikisht i ndjeshëm.
Kjo infografikë u mundësua me mbështetjen e Open Society Foundations – Western Balkans. Përmbajtja është përgjegjësi vetem e Platforma CiviKos dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

