ZQM në bashkëpunim me CIVIKOS hapin procesin e votimit për anëtarë të Këshillit për Bashkëpunim shoqëri civile qeveri.
Votimi do të jetë i hapur nga data 23.05.2019 deri me 30.05.2019 ora 17:00.
Biografit e personave të nominuar, dhe informata rreth organizatave që kanë nominuar mund ti gjeni http://www.civikos.net/sq/kandidatet-per-keshill-2019/page/1
Fletëvotimin mund ta shkarkoni http://www.civikos.net/repository/docs/Fletevotimi_2019_Final_150584.pdf
PROCESI I VOTIMIT
Të gjitha OShC-të e regjistruara në Kosovë mund të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar nga lista e kandidatëve të përfshirë në fletëvotim.
JU MUND TË VOTONI MAKSIMUM 2 KANDIDATË NGA FLETËVOTIMI (minimumi 1 kandidat/e).
Fletëvotimet me më shumë se 2 kandidatë do të shpallën të pa vlefshëm.
MËNYRAT E VOTIMIT
Votuesit mund të hedhin votën e tyre:
· Me e-mail, – info@civikos.net
· Postë të rregullt ( Adresa, CiviKos- Rr.Bedri Pejani 7/A Prishtinë)
· Personalisht në zyrën e CiviKos( në kuti votimi)
Në rastin e votimit me e-mail ose me postë të rregullt, organizata që voton duhet të dërgojë fletëvotimin e plotësuar dhe kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së.
Në rastin e votimit në zyrën e CiviKos, organizatat duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së dhe të hedhin fletëvotimin e tyre në kutinë e votimit në zyrën e CiviKos.
Organizatat që votojnë në zyre do tu kërkohet edhe informata rreth personit të autorizuar të organizatës dhe kontaktet.
Sekretariati i CiviKos do të ndërmerr të gjitha masat që votat me email, dhe postë të mbesin sekrete Sekreti i votës mund të garantohet vetëm nëpërmjet votimit në zyrën e CiviKos.
Procesi i votimit do të organizohet dhe menaxhohet nga një komision i përbërë nga personeli i Sekretariatit të Platformës CiviKos, që caktohet nga Drejtori Ekzekutiv i CiviKos. Pas përfundimit të afatit për votim, komisioni i Sekretariatit të Platformës CiviKos do të numërojë fletëvotimet.
11 kandidatë që marrin më së shumti vota do të emërohen anëtarë të Këshillit.
Nëse dy kandidatë marrin numrin e barabartë të votave, vendi si përfaqësues i OShC-ve në Këshill do të përcaktohet me short në mes tyre.
Në rast të largimit të një anëtari të Këshillit ai/ajo do të zëvendësohet me kandidatin/en që ka më së shumti vota nga lista e votimit. Kjo listë do të vlejë për një vit.
NUMËRIMI I VOTAVE
Për të mbikëqyrur procesin e numërimit të votave, Platforma CiviKos do të ftojë në cilësinë e vëzhgueseve të gjitha OShC-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Departamentit për Regjistrim të OJQ-ve dhe përfaqësuesit e ZQM/ZKM.
TRANSPARENCA
CiviKos do të publikoj listën e të gjitha organizatave që kanë votuar.