Skip to main content

Hapet procesi i Votimit për përfaqësuesin e të rinjve në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor ZRBR (RYCO)Pas përfundimit të procesit të nominimeve për përfaqësuesin e të rinjve në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor ZRBR (RYCO), komisioni i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, ish përfaqësuesit në Bordin Drejtues të RYCO Z. Arianit Jashari dhe një përfaqësues nga Sekretariati i CiviKos kanë shqyrtuar të gjitha aplikacionet dhe kanë përpiluar listën e kandidatëve që i plotësojnë kriteret për të hyrë në proces të votimit.

Kandidatët për anëtar të bordit Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor ZRBR (RYCO), (sipas renditjes alfabetike) janë:

  • Argjend Reqica – Jeta Rinore
  • Edis Prapashtica – Initiative for Community Kosovo
  • Rina Kadiri* – BLINK
  • Sherife Shabani – Lets do it
  • Uvejs Hyseni – Toka

*(Për arsye personale kandidtja Rina Kadiri ka tërhequr kandidimin e saj!)
Procesi i Votimit

 

Votimi do të jetë i hapur nga data 10.08.2020 deri me datë 14.08.2020 ora 24:00.

Të gjitha OJQ-të e regjistruara në Kosovë mund të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar brenda një afati prej 5 ditësh nga hapja e procesit të votimit: Secila organizatë mund të votojë për 1 kandidat nga lista e kandidatëve të përfshirë në fletëvotim.

Organizatat jo-qeveritare, mund të votojnë vetëm për një kandidat, sipas parimit ‘një organizatë – një votë’.

Rikujtojmë se në rastin e votimit të shumëfishtë nga e njëjta organizatë, votat e saj do të konsiderohen të pavlefshme. Gjithashtu, do të konsiderohet e pavlefshme vota e organizatës, e cila nuk ka ngarkuar dokumentacionin si më poshtë ose ka shkelur afatin e votimit.

Dokumentet që duhet të dërgohen së bashku me fletëvotimin në emailin; info@civikos.net, ose në pliko të mbyllur përmes postes në adresën Rr. Bedri Pejani 7/A 10000 Prishtinë janë:
1. Fletëvotimi, të rrethohet numri rendor i kandidatit/es që votoni;
2. Certifikata e regjistrimit të OJQ-së
3. Deklarata e nënshkruar dhe vulosur nga Drejtori/Drejtoresha e OJQ-së, si autorizim që të votohet në emër të OJQ-së.

Fletëvotimin mund ta shkarkoni këtu.

Për të numëruar votat, Platforma CiviKos do të ftojë në cilësinë e vëzhgueseve të gjitha OShC-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Departamentit për Regjistrim të OJQ-ve dhe përfaqësuesit e MKRS-së.

Për çfarëdo pyetje rreth këtij procesi të përzgjedhjes, kontaktoni Platformën CiviKos nëpërmjet e-mailit info@civikos.net ose numrit të telefonit 038 224 904.