Skip to main content

Grupi tematik për zhvillimin e praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OShC-ve në ofrimin e shërbimeve publike mbajti punëtorinë e radhës, ku u diskutua zbatimi i aktiviteteve të Objektivit 3. Zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OShC-ve në ofrimin e shërbimeve publike, të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.

Si rezultat i vlerësimeve, dhe diskutimeve të zhvilluara gjatë këtij takimi, anëtarët e grupit dhanë rekomandimet e tyre në lidhje me aktivitetet që do të duhej të përfshihen në strategjinë e re.

Përfshirja e organizatave të shoqërisë civile në sesionet informuese për ndryshimet në kornizën ligjore lidhur me aktivitetet ekonomike të OShC-ve u pa si e nevojshme nga anëtarët e grupit, të cilët po ashtu theksuan nevojën për mentorim të pjesëmarrësve pas trajnimeve, me qëllim që të bëhet vlerësimi i efektivitetit të trajnimeve.

Pjesëmarrësit gjithashtu theksuan se trajnimet për OShC-të duhet të orientohen në ofrimin e njohurive rreth procedurave të brendshme të institucioneve që mbulojnë fushën e shërbimeve.

Kjo punëtori u realizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo) në Kosovë. Platforma Civikos është partnere e KCSF në realizimin e këtij aktiviteti.