Këtë vikend po qëndrojmë në Rahovec me grupin e Auditimit Social të Rahovecit për të analizuar zbatimin e projektit “Ndërtimi i Infrastrukturës për Persona me Nevoja të Veçanta” nga perspektiva e grupit të qytetarëve, dhe për të dalë me të gjetura dhe rekomandime.
Krejt kjo po mundësohet përmes monitorimit në kuadër të aktivitetit Auditimi Social, i cili lehtësohet nga Platforma Civikos dhe mbështetet nga projekti Decentralisation and Municipal Support – DEMOS. Falënderojmë organizatën SHL-Kosova për mundësimin e shfrytëzimit të hapësirave të tyre për këtë takim.