Skip to main content
Gjatë takimit të Fokus Grupit të organizuar nga Platforma Civikos, në bashkëpunim me Institute for Technology and Society dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi, u hodhën hapat e parë drejt hartimit të Udhëzuesit për Politikat e Privatësisë për OJQ-të në Kosovë.
Ky udhëzues do të jetë një mjet praktik dhe i domosdoshëm për të gjitha organizatat e shoqërisë civile që duan të ndërtojnë politika të qëndrueshme dhe etike për mbrojtjen e të dhënave personale.
Pjesëmarrësit ndanë përvoja reale, sfida dhe ide konkrete që do të ndihmojnë në krijimin e një udhëzuesi që reflekton realitetin dhe nevojat e vërteta të OJQ-ve.
Fokus grupi u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Sigurisë Kibernetike në të gjitha sektorët në Kosovë”, mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.