Skip to main content
Këtë vikend ndodhemi në Gjakovë, ku kemi nisur serinë e sesioneve informuese regjionale për të prezantuar pakon e dokumenteve të përgatitura nga Platforma Civikos mbi funksionimin e Këshillave Lokal. Sesioni fokusohet në promovimin e analizës ligjore për kompensimin e këshillave lokale, udhëzuesi për organizimin dhe funksionimin e tyre, si dhe pakon e dokumenteve praktike për këshillat lokale.
Platforma Civikos do të vazhdojë me sesione informuese edhe në rajonet tjera të Kosovës.
Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e National Endowment for Democracy.