Skip to main content

Filloj takimi i parë i Grupit Punues për Hartimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile për periudhën 2024-2029. Ky grup përbëhet nga përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile (OShC), duke shënuar një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe sektorit të shoqërisë civile në Kosovë.

Platforma CiviKos do të bashkëudhëheq këtë proces me Zyrën për Qeverisje të Mirë, e cila është një komponent kyç në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies në këtë nismë. Platforma CiviKos do të sigurojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe shoqërisë civile, duke mundësuar pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të OShC-ve në këtë proces dhe, në këtë mënyrë, adresimin e sfidave me të cilat përballet shoqëria civile, e rrjedhimisht qytetarët.

Platforma CiviKos do ta mbështesë procesin e hartimit të Strategjisë, në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar në Kosovë (USAID Kosovo). Platforma Civikos është partnere e KCSF në realizimin e këtij programi.

#ProgramipërAngazhimQytetar