Skip to main content

Sot, më 25.08.2015, anëtarja e Parlamentit Evropian, britanezja.Julie Ward në shoqërimin e përfaqësuesve të Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës, vizitoi Platformën CiviKos.

 

Ata u priten nga drejtoresha Valdete Idrizi. Në takim, znj. Idrizi i njoftoi në hollësi rreth aktiviteteve të Platformës CiviKos dhe të sektorit në përgjithësi. Idrizi poashtu e njoftoi znj.Ward rreth bashkëpunimit me institucione të Kosovës, për sfidat me të cilat organizatat e shoqërisë civile ballafaqohen si dhe rreth disa hapave pozitiv në zbatimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017. Për më shumë, Idrizi foli edhe për nisma të ndryshme të shoqërisë civile në vend në fushën e kulturës, edukimit, qeverisjes së mirë e të tjera.