Ekipi i Auditimit Social nga Peja sapo ka përfunduar takimin me Kryetarin e Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri për të finalizuar të gjeturat nga monitorimi i zbatimit të kontratës për Rregullimin e Parkut Karagaç. Platforma Civikos shumë shpejtë do të publikoj raportin e të gjeturave, monitoruar nga vet qytetarët pjesë e grupit të Auditimit Social.
Ky aktivitet mbështetet nga projekti Decentralisation and Municipal Support – DEMOS që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation.