Me këtë diskutim informues në Prishtinë, i fundi nga cikli i diskutimeve regjionale informuese, u përmbyll me sukses edhe një vit i projektit të mbështetur nga National Endowment for Democracy. Ngjarja përkoi edhe me shënimin e Javës së Qasjes në Doumente Publike dhe publikimin e raportit të fundit nga Platforma Civikos: Analizë e Kornizës Ligjore dhe Implementimin në Praktikë të dy fushave që mbulon Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP). Gjegjësisht, Qasjes në Dokumente Publike dhe Mbrojtjes të të Dhënave Personale.
Panelistët e këtij diskutimi ishin znj. Krenare Sogojeva Dermaku, Komisionere e AIP-së, z. Lulzim Rafuna, Kryetar i Oda Ekonomike e Kosovës, dhe z. Qerkin Berisha, eksperti ligjor i angazhuar për përpilimin e raportit. Panelistët dhe të pranishmit diskutuan përvojat, sfidat dhe nevojat e sektorit publik, privat, dhe shoqërisë civile rreth zbatueshmërisë më të mirë të ligjeve që mbikqyrë AIP si dhe mundësitë e bashkëpunimit shumëpalësh.