Platforma Civikos, në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), organizuan diskutim informues për regjionin e Mitrovicës. Paneli i përbërë nga z. Jeton Arifi – Drejtor i Departamentit për Qasje në Dokumente Publike, Qerkin Berisha – Ekspert i angazhuar dhe Dardan Kryeziu – Drejtor i Programeve në Platforma CiviKos, diskutuan për të drejtat e garantuara nga Ligji për Qasjen në Dokumente Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ndër të tjera, u diskutuan edhe implikimet e këtyre ligjeve për sektoret e ndryshme, zbatueshmërinë e tyre në nivel lokal dhe thellimin e bashkëpunimit të AIP-së me qeverisjet lokale, sektorin privat, organizatat joqeveritare dhe qytetarët.
Ky aktivitet është mbështetur nga National Endowment for Democracy.