Platforma Civikos, në bashkëpunim me Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), organizuan diskutim informues për regjionin e Ferizajit.
Paneli i përbërë nga z. Valon Kryeziu – Drejtor i Departamentint për Mbrojtje të të Dhënave Personale tek Agjencia për Informim dhe Privatësi, Qerkin Berisha – Ekspert i angazhuar dhe Dardan Kryeziu – Drejtor i Programeve në Platforma CiviKos, diskutuan për të drejtat e garantuara nga Ligji për Qasjen në Dokumente Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ndër të tjera, u diskutuan edhe implikimet e këtyre ligjeve për sektoret e ndryshme, zbatueshmërinë e tyre në nivel lokal dhe thellimin e bashkëpunimit të AIP-së me qeverisjet lokale, sektorin privat, organizatat joqeveritare dhe qytetarët.
Ky aktivitet është mbështetur nga National Endowment for Democracy.