Organizata Italiane ’Centro Laici Italiani per le Missioni’, me seli në Gjakovë në bashkëpunim me organizatën She Era – Women’s Business Association, dhe me mbështetje të Komunës së Gjakovës, dhe ambasadave të huaja në Kosovë organizoi një ngjarje tre ditore “Të Ndërtojmë Evropën në Shtëpi” i cili u hap më 7 maj 2015, në Gjakovë dhe finalizohet me 9 maj në ditën e Evropës.
Qëllimi i këtij projekti është ngritja e vetëdijes së të rinjve të Gjakovës të moshave 15-29 për rolin e tyre në ndërtimin e të ardhmes në vendin e tyre përmes pjesëmarrjes qytetare, punës vullnetare etj.
Temat që do të përfshihen gjatë kësaj ngjarje kanë të bëjnë me qytetarinë aktive dhe vullnetarizmin, mobilizimi ndërkombëtarë dhe puna e të rinjve, art dhe kulturë, etj.
Sekretariati i Platformes CiviKos merr pjesë në panairin e OJQ-ve në kuadër të këtyre aktiviteteve dhe shënimit të ditës së Evropës. Organizata CELIM shprehë falenderimin për bashkëpunimin me Platformën CiviKos për koordinim të organizatave anëtare në aktiviteteve të ndryshme gjatë ditëve të aktiviteteve.