Skip to main content

Platforma CiviKos, e përkrahur nga Zyra e TACSO-s në Kosovë, ka organizuar ciklin e takimeve konsultuese rreth zbatimit të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013 – 2017, me OSHC-të nga rajonet Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren.

 

Ky cikël i takimeve kishte për qëllim diskutohet zbatimi i deritanishëm i Strategjisë Qeveritare, sfidat dhe arritjet, si dhe nevojat për vazhdimin e një bashkëpunimi më të strukturuar,

 

Pas prezantimit të raportit të monitorimit nga ana e Platformës CiviKos, gjatë diskutimit dolën rekomandime konkrete rreth strukturimit më të mirë të bashkëpunimit. Në takime janë shprehur shqetësimet për vonesat nga ana e Qeverisë në zbatimin e Strategjisë, por gjithashtu u ngritën çështjet e rregullimit të infrastrukturës ligjore për shpërndarjen e fondeve publike, ngritjes së transparencës nga Ministritë, etj. Nga takimet ka dalur si rekomandim që të krijohen edhe nën grupe për të bashkëpunuar me anëtarët e Këshillit në arritjen rezultateve të dëshirueshme.