Skip to main content

Platforma CiviKos, me përkrahje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, lanson fushatën “Pjesëmarrja Qytetare në Procesin e Politikë-Bërjes”. Pas serisë së punëtorive të organizuara në tërë Kosovën me temë “Pjesëmarrja Publike në Procesin e Konsultimeve  Publike”, në koordinim me Qendrat Rajonale të CiviKos-it, Platforma CiviKos lanson fushatën që ka për qëllim të rris pjesëmarrjen qytetarë në procesin e vendimarrjes, përmes pjesëmarrjes në procesin e konsultimit publik.