Rezultatet nga bashkëpunimi me organizatën lokale në Viti Politeia për përfshirjen e qytetarëve në dëgjime buxhetore. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit ‘Përforcimi i Zërave Lokal përmes Pjesëmarrjes Aktive’, mbështur nga National Endowment for Democracy.
Mëposhtë gjeni përmbledhjen nga ky dëgjim buxhetor: Është mbajtur dëgjimi i rradhës nga Komuna e Vitisë për planifikimin e buxhetit komunal të Vitisë për vitet 2023-2025.
Në këtë takim kanë marrë pjesë sportistet, shoqëria civile dhe komuniteti artistik. Të cilët kërkuan që të shtohet numri i fondeve nga komuna për vitin 2023 sepse është e pamundur të zhvillohen aktivitetet me fondin aktual.
Ky projekt është duke u realizuar nga OJQ Politeia në bashkëpunim me Platforma Civikos dhe në kuadër të projektit “Përforcimi i Zërave Lokal përmes Pjesëmarrjes Aktive” financuar nga National Endowment for Democracy (NED).