Përkundër masave kufizuese, Ekipi i projektit të BE-së TACSO 3 po punon në kapacitet të plotë nga distanca duke shfrytëzuar të gjitha mjetet online që janë në dispozicion për të vazhduar implementimin e projektit-aktiviteteve të planifikuara.
Përveҫ kësaj, gjatë periudhës në vijim projekti do të nis aktivitete të ndryshme për komunikim, ngritje te kapaciteteve, shkëmbim, etj. për ta ndihmuar shoqërinë civile në Ballkanin Perendimor dhe Turqi që të përballet me situatën e krijuar. Këto aktivitete do të përfshijnë: ndarjen e informacionit për mjetet online dhe organizmin e trajnimeve on-line mbi mënyrën se si OSHC-të mund t’i shfrytëzojnë këto mjete për t’i vazhduar aktivitetet e tyre; hartimin e manualeve dhe udhëzuesve të dobishëm; realizimin online të disa prej aktiviteve të planifikuara për ngritjen e kapaciteteve; organizimin e trajnimeve dhe shkëmbimeve shtesë për përgjigje në rast emergjencash apo krizash dhe nëse ka nevojë lehtësimin e procesit të konsultimeve për thirrjet e BE-së duke shfrytëzuar platformat on-line.
Përmes këtyre veprimeve, projekti synon t’iu ndihmojë OSHC-ve që ta përmbushin misionin e tyre dhe të vazhdojnë t’iu shërbejnë komuniteteve, qytetarëve dhe përfituesve, njerëzve në nevojë, grupeve vulnerabile dhe të tjerëve, në situatën kur gjendja e tyre po vjen duke u keqësuar dhe prezenca e OSHC-ve është e shumë e rëndësishme.
Njëkohësisht, duam të tërheqim vëmendjen për punën që bëjnë OSHC-të në ndihmë të komuniteteve, grupeve vulnerabile, të pastrehëve, emigrantëve dhe që kjo punë të bëhet e ditur dhe të dokumentohen sfidat dhe vështirësitë që hasen gjatë përmbushjes së këtyre detyrave. Prandaj, së shpejti do të lansohet thirrja për ueb-faqen e projektit.
Për informacione tjera të azhurnuara mbi aktivitetet specifike na ndiqni në www.tacso.eu dhe faqen tonë zyrtare në Facebook https://www.facebook.com/TACSO3/.
Gjatë kësaj periudhe na kontaktoni në e-mailin tonë welcome@tacso.eu meqenëse ekipi i projektit po punon nga shtëpia.