Skip to main content

Takimi u zhvillua në funksion të koordinimit në mes të bashkë – kryesuesve të Këshillit për Bashkëpunim Qeveri – Shoqëri Civile. Takimi i parë i Këshillit është planifikuar të mbahet me datën 17 korrik 2019. Këshilli është organ i përbashkët i përbërë nga anëtarë të Qeverisë dhe Shoqërisë Civile në Kosovë, i cili përveç monitorimit dhe koordinimit të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2019-2023, do të ketë mandat më të gjerë të bashkëpunimit në mes qeverisë dhe shoqërisë civile.

 

CiviKos mbetet i përkushtuar në avancimin e dialogut në mes institucioneve publike dhe shoqërisë civile.