Skip to main content

Pas një angazhimi të shtuar gjatë vitit të fundit dhe për të avancuar bashkëpunimin brenda sektorit të shoqërisë civile drejt strukturimit të marrëdhënieve në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, Platforma CiviKos mbajti Kuvendin e saj vjetor, më 7 Tetor 2011.

Me mbi 50 organizata anëtare, shumica nga të cilat u përfaqësuan në Kuvend, Platforma CiviKos aprovoi ndryshimet statutore dhe dokumentet për rregullimin e brendshëm të saj. Gjithashtu, anëtarët zgjodhën Bordin e ri të Platformës CiviKos, i cili përgjatë dy viteve të ardhshme do të angazhohet për të fuqizuar përfaqësimin e interesave të organizatave të shoqërisë civile në raport me bashkëpunimin e strukturuar me institucionet e Republikës së Kosovës.

Anëtarët e rinjë të Bordit u zgjodhën: Driton Bajraktari nga Down Syndrom Kosova; Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës; Luljeta Vuniqi nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore; Petrit Tahiri nga Qendra e Kosovës për Arsim; Taulant Hoxha nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile; Valbona Salihu nga Shoqata e Juristeve Norma; dhe Veton Mujaj nga Syri i Vizionit.

Content retrieved from: http://www.civikos.net/sq/aktivitetet-e-platformes-civikos/Kuvendi-vjetor-i-Platformes-CiviKos-36.