Platforma Civikos, si pjesë e projektit të Auditimit Social të mbështetur nga Decentralisation and Municipal Support – DEMOS së fundi ka zhvilluar takime vlerësuese pas publikimit të katër raporteve në Komuna e Lipjanit-, Komuna e Kamenicës, Komuna e Rahovecit dhe Komuna e Pejes. Këto takime vlerësuese kishin për qëllim matjen e nivelit të zbatimit të rekomandimeve të përgatitura nga katër grupet e angazhuara të qytetarëve.
Me organizimin e këtyre takimeve vlerësuese, Platforma Civikos synon që të mbledhë informata për nivelin e zbatimit të rekomandimeve dhe të identifikojë sfidat me të cilën ballafaqohen komunat në zbatimin e rekomandimeve. Kjo qasje do të na udhëheqë në forcimin e bashkëpunimit tonë me qytetarët dhe autoritetet lokale.
Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë dhe falënderojmë të gjithë qytetarët, komunat dhe partnerët e projektit që kanë marrë pjesë aktive në këtë proces.