Grupi tematik për rritjen e vullnetarizmit në programet me interes publik mbajti punëtorinë e radhës, ku u diskutua zbatimi i aktiviteteve të Objektivit 4. Rritja e vullnetarizmit në programet me interes publik, të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.
Si rezultat i vlerësimeve, dhe diskutimeve të zhvilluara gjatë këtij takimi, anëtarët e grupit dhanë rekomandimet e tyre në lidhje me aktivitetet që do të duhej të përfshihen në strategjinë e re.
Krijimi sa më i shpejtë i kornizës ligjore për vullnetarizmin u vlerësua si shumë e nevojshme nga anëtarët e grupit, të cilët theksuan edhe nevojën e krijimit të një sistemi përmes të cilit krijohen standarde të mirëfillta për zhvillimin e rrjedhimisht promovimin e vlerave të vullnetarizmit në Kosovë.
Kjo punëtori u realizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo) në Kosovë.
Platforma Civikos është partnere e KCSF në realizimin e këtij aktiviteti.