Skip to main content

Platforma Civikos në bashkëpunim me partnerë nga Komuna e Fushë-Kosovës , organizoi punëtorinë dy ditore me përfaqësues të Këshillave Lokale dhe organizatave të shoqërisë civile nga Komuna e Fushë Kosovës.

Pjesëmarrësit gjatë punëtorisë dyditore kanë rritur njohuritë e tyre rreth mekanizmave të pjesëmarrjes së qytetareve në procese vendimmarrëse në nivel lokal, dhe mënyrat e avokimit dhe ndikimit të politikave në nivel lokal.

#CiviKos përmes këtyre punëtorive synon të ndërtoj ura bashkëpunimi mes përfaqësuesve të Këshillave lokale dhe OJQ-ve lokale në komunat e targetuara.

Ky aktivitet mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).