Me 27 Prill, 2017 u mbajt takimi i radhës i Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017. Gjatë takimit të Këshillit u diskutuan të arriturat dhe sfidat rreth zbatimit të kësaj Strategjie.
U vlërsua pozitivisht fillimi i zbatimit të Rregullores për Standardet Minimale për Procesin e konsultimit publik, funksionalizimi i Platformës Online për konsultimin publik. Trajnimet për zyrtar të qeverisë po ashtu edhe nga ana e shoqërisë civile janë duke vazhduar.
U kërkua që të ketë monitorim me cilësorë i zbatimit të rregullorës, pasi që ka ende institucione te cilet nuk i publikojnë raportet e konsultimit publik .
Rregullorja mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik te OJQ-ve është ende në fazën e konsultimeve publike. Anëtarët e Këshillit nga shoqëria civile kërkuan që të mbahen edhe nje seri e konsultimeve nëpër komuna për këtë rregullore
Krijimi i një Sistemi të kontraktimit të shërbimeve publike për organizatat e shoqërisë civile, si dhe përcaktimi i modelit të vullnetarizmit, ende mbeten sfidë. Në këto dy objektiva u kërkua të ketë një fokus më të madh gjatë vitit 2017. Gjatë këtij viti pritet të hartohet Strategjia e re.