Skip to main content

Sekretariati i Platformës CiviKos, si bartëse e procesit për organizimin e zgjedhjeve për përzgjedhjen e përfaqësuesit të të rinjve në Bordin Drejtues të ZRBR, me datë 12.04.2017 në zyrat e CiviKos, organizoi numërimin e votave. Në mënyrë që procesi i numërimit të votave të jetë transparent, CiviKos ka ftuar në cilësinë e vëzhguesve të gjitha OShC-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Departamentit për Regjistrim të OJQ-ve dhe përfaqësuesit e MKRS-së. Ftesës për vëzhgues i janë përgjigjur: Xhevat Bajrami, MKRS, Egzon Pacolli iic- Kosovo, Bajram Llapashtica- PL4Y International, Vesa Deva – YIHR KS, Besmir Kokollari – iCHAT dhe Sebastian Merdita – Qendra Rinore Atë Lorenc Mazreku. Pas verifikimit të votuesve u numëruan të gjitha votat ku gjithsej ishin 134 vota, nga to 39 organizata kanë votuar në zyre kurse 95 organizata kanë votuar përmes postës së rregullt. Poashtu 18 pliko të pranuara nuk i kanë përmbushur kriteret për votim, andaj shpallen vota të pavlefshme.

Pas numërimit, Arianit Jashari nga Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime (iCHAT) u përzgjodh si përfaqësues i të rinjve në Bordin Drejtues të ZRBR, me numrin më të madh të votave.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të verifikojnë dosjen e plotë të zgjedhjeve, munden të bëjnë këtë deri me 18.04.2017, duke u lajmëruar në info@civikos.net apo 038 224 904.

Numri i saktë i votave:

 

Nr. Emri dhe mbiemri Organizata Numri i votave
1 Arianit Jashari Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime (iCHAT) 43
2 Edis Prapashtica Këshilli i Veprimit Rinor Lokal – Prishtinë 40
3 Ilirjana Berisha PL4Y International 1
4 Sebastian Merdita Qendra Rinore Atë Lorenz Mazrreku – Pejë 2
5 Shpend Mustafa Iniciativa për Progres – INPO 2
6 Teuta Hoxha Nisma e të rinjëve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR) 21
7 Zana Syla Community Building Mitrovica – CBM 25