Skip to main content

Platforma Civikos në bashkëpunim të ngushtë me Decentralisation and Municipal Support – DEMOS, sot në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit kanë prezantuar raportin “Ndërtimi i Rezervuarit të Ujit dhe Rehabilitimi i Rrjetit të Ujësjellësit në Janjevë”.

Ky raport është përgatitur nga Grupi i Auditimit Social të Janjevës me lehtësim të Platforma Civikos. Në këtë ngjarje nga Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare morën pjesë Z. Diamant Bytyqi – Nënkryetar i Komunës së Lipjanit, Z. Latif Ramadani – Drejtor për Buxhet dhe Financa, si dhe Asamblistë të Komunës së Lipjanit nga parti të ndryshme. Falënderojmë grupin e qytetarëve të Janjevës për dinamikën e punës dhe aktivizmin e treguar gjatë këtij procesi.

Raportin e plotë me gjetjet dhe rekomandimet e gjeni në linkun këtu bashkë me infografikën përmbledhëse këtu.