Platforma Civikos organizoj punëtorinë e radhës të Grupit tematik për zhvillimin e praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OShC-ve në ofrimin e shërbimeve publike.
Në punëtori mori pjesë edhe znj. Adile Shaqiri, Udhëheqëse e Divizionit të Shërbimeve Sociale, në Ministria e Drejtësisë për të diskutuar rreth procesit të bartjes së shërbimeve sociale nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në Ministrinë e Drejtësisë.
Kjo punëtori u organizua me mbështetje të Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID Kosovo. Platforma #Civikos është partnere e KCSF në realizimin e këtij aktiviteti.