Platforma Civikos në bashkëpunim me organizatën partnere nga Komuna e Kamenicës, Network of Peace Movement – NOPM, filloi serinë e punëtorive dy ditore të këtij viti me përfaqësues të Këshillave Lokale dhe organizatave të shoqërisë civile nga Komuna e Kamenicës.
Pjesëmarrësit gjatë punëtorisë dy ditore kanë rritur njohuritë e tyre rreth mekanizmave të pjesëmarrjes së qytetareve në procese vendimmarrëse në nivel lokal, dhe mënyrat e avokimit dhe ndikimit të politikave në nivel lokal. #CiviKos përmes këtyre punëtorive synon të ndërtoj ura bashkëpunimi mes përfaqësuesve të Këshillave lokale dhe #OJQ-ve lokale në komunat e targetuara.
Ky aktivitet mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).