Qëllimi i takimit ishte diskutimi i punëtorive të organizuara vitin e kaluar me Këshillat Lokal, pakoja e materialeve, sfidat gjatë facilitimit dhe monitorimit të dëgjimeve buxhetore, si dhe sugjerimet për bashkëpunim më të mirë në mes të shoqërisë civile lokale dhe Këshillave Lokale.
Ky diskutim i shërben planifikimit të punëtorive të rradhës në gjashtë komuna të tjera. Falenderojmë Youth Association for Human Rights YAHR, Politeia, OJQ Akademia dhe AVOKO – Qendra Rinore Dragash për bashkëpunimin e mrekullueshëm dhe të vazhdueshëm me Platforma Civikos.