Ekipi i Auditimit Social nga Janjeva sot së bashku me përfaqësues të Decentralisation and Municipal Support – DEMOS dhe Platforma Civikos u takuan me Nënkryetarin e Komuna e Lipjanit z.Diamant Bytyqi dhe përfaqësuesin nga KRU “Prishtina” për të diskutuar gjetjet dhe rekomandimet që ekipi i ka përgatitur nga monitorimi i zbatimit të kontratës Ndërtimi i Rezervuarit të Ujit dhe Rehabilitimi i Rrjetit të Ujësjellësit në Janjevë.
Pas përfundimit të këtij ciklit të konsultimeve Platforma CiviKos do të publikoj raportin me gjetjet dhe rekomandimet kryesore nga monitorimi qytetar. Ky aktivitet mbështetet nga projekti Decentralisation and Municipal Support – DEMOS që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation.