Platforma Civikos me mbështetjen e projektit Decentralisation and Municipal Support – DEMOS që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation ka organizuar takimin e përbashkët me përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit – Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare dhe grupin e Auditimit Social në Janjevë. Grupi i auditimi social të Janjevë janë njoftuar për së afërmi me zbatimin e projektit: “Ndërtimi i rezervarit të ujit dhe rehabilitimi i rrjetit te ujësjellësit në Janjevë” të cilin projekt janë duke e monitoruar.
Platforma CiviKos po ashtu ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit duke u zotuar për bashkëpunim përgjatë gjithë procesit të monitorimit të kësaj kontrate.
Falënderojmë projektin DEMOS për mbështetjen e këtij aktiviteti, si dhe grupin e qytetarëve të Janjevës që na janë bashkuar në ekipin për Auditim Social.