Grupi i qytetarëve të Pejës është angazhuar në baza vullnetare që drejtimi i projektit “Rregullimi i Parkut Karagaç në Pejë” të jetë në rrugën e duhur.
Krejt kjo po mundësohet përmes monitorimit në kuadër të aktivitetit Auditimi Social, i cili lehtësohet nga Platforma Civikos dhe mbështetet nga projekti Decentralisation and Municipal Support – DEMOS.
Menaxhimi i kontratës, planifikimi dhe zbatimi janë vetëm disa nga aspektet që ky grup qytetarësh po shqyrton me kujdes përmes aktiviteteve monitoruese.
Gjetjet dhe rekomandimet e tyre do t’i shërbejnë komunës për realizimin e projekteve që u përgjigjen nevojave të qytetarëve.