Platforma Civikos në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë organizuan takim me anëtarët e Këshillit për Bashkëpunim të Shoqërisë Civile me Qeverinë, respektivisht me anëtarët e Këshillit nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e objektivave të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, si dhe me koordinatorët e ekipeve të punës të cilët janë të zgjedhur si përfaqësues të shoqërisë civile në Këshill.
Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishin aktivitetet e Këshillit në procesin e zbatimit të Strategjisë, përgjegjësitë e institucioneve në zbatimin e objektivave të saj si dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë në këtë drejtim.