Platforma CiviKos organizoi takim me organizatat e shoqërisë civile të rajonit të Pejës, ku u prezantuan të gjeturat e Raportit të monitorimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, të përgatitur nga CiviKos.
Pjesëmarrësit në takim diskutuan mbi të gjeturat e prezantuara dhe dhanë rekomandimet e tyre për ndërmarrjen e hapave për rritjen e zbatimit të Strategjisë. Ky takim u organizua me mbështetje të Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID në Kosovë.