Në kuadër të projektit “Zbutja e Ndikimit të Pandemisë COVID-19 tek OShC-të që Ofrojnë Shërbime në Kosovë”, Platforma Civikos në partneritet me Zyra për Qeverisje të Mirë organizuan punëtorinë me grupin punues në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Shoqëri Civile – Qeveri.
Kjo punëtori është organizuar në funksion të vendosjes së bazave të rekomandimit të politikave për rregullimin e një sistemi të qëndrueshëm të kontraktimit të shërbimeve në Kosovë. #CiviKos së bashku me Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe akterë tjerë do të punojnë së bashku për rregullimin e bazës ligjore për kontraktimin e shërbimeve për OShC-të në Kosovë.
Ky aktivitet është financuar nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID.