Skip to main content

Infografika në vijim përmbledhë të dhënat nga punëtoritë mbi ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimarrëse lokale në komunat e targetuara në kuadër të projektit mbi fuqizimin e zërave lokal të mbështetur nga National Endowment for Democracy.

Platforma Civikos vlerëson bashkëpunimin e mirëfilltë dhe gatishmërinë e organizatave lokale anëtare që veprojnë në komunat e targetuara si Youth Association for Human Rights YAHR, Politeia, Iniciativa për Progres – INPO, OJQ Akademia, EC Ma Ndryshe dhe Qendra Rinore Avoko Dragash. Roli i organizatave anëtare të CiviKos ka siguruar zbatimin efektiv të aktiviteteve dhe arritjen e përgjithshme të objektivave të projektit. Po ashtu, CiviKos falenderon për qëndrimin konstruktiv dhe gatishmërinë për bashkëpunim Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare, Komuna e Vitisë, Komuna e Ferizajt, Komuna e Shtimes, Komuna e Prizrenit dhe Komuna e Dragashit.