Skip to main content

Me datë 20 korrik 2016 u mbajt takimi i rregullt i Këshillit për Zbatimin e  Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013–2017, i cili u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Platformën CiviKos.

 

Në ketë takim me anëtarët e Këshillit që përfaqësohet nga shoqëria civile dhe institucione u bë prezantimi i të arriturave dhe sfidave në zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile  gjatë kësaj periudhe raportuese.
Pjesëmarrësit kryesisht u fokusuan në objektivat e strategjisë. Koordinatorët e ekipeve punuese të katër objektivave të strategjisë theksuan te arriturat, sfidat dhe hapat e mëtejshëm në proces të zbatimit të Planit të Veprimit. Pjesmarrësit konkluduan që të vazhdohet të rritet koordinimi dhe bashkëpunimi i mirë me partner, institucione dhe shoqërinë civile.