Në këtë takim u diskutua rreth rolit të shoqërisë civile në procesin e zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, e në veçanti rolit të Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile në zbatimin e objektivave të Strategjisë.
Ky takim u organizua me mbështetje të Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID në Kosovë.