Platforma Civikos organizoi takim/punëtori me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile në Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile. Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte roli i grupeve punuese/avokuese të themeluara nga CiviKos, bashkëpunimi i tyre më anëtarët e Këshillit si dhe ofrimi i ekspertizës tematike për zbatim të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.
Ky takim u organizua me mbështetje të Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID Kosovo.