Ky projekt është financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Objektivat kryesore të këtij projekti:
– Monitorimi dhe përcjellja e të të gjitha vendimeve dhe masave të qeverisë që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthortë funksionimin e shoqërisë civile në Kosovë.
– Ngritja e presionit për transparencë dhe llogaridhënie edhe në vendimet të cilat merren me procedurë të shpejtë, nga ana e Qeverise Kosoves.
– Nxitja e debatit rreth ndikimit të pandemisë dhe krizës politike në funksionimin e sektorit si dhe mundësitë që shoqëria civile ka për të kontribuar në formësimin e qasjes së qeverisë në këto rrethana.
– Promovimin e punës së anëtarëve të Platformës CiviKos në kohë pandemie me fokus organizatat lokale që kanë më pak vizibilitet në nivel qendror si dhe rrjetizimi i organizata anëtare që operojnë në Prishtinë dhe në nivel lokal.
– Ndërlidhja në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe qeverisë duke krijuar mundësinë për të shërbyer si urë lidhëse në mes të institucioneve dhe qytetarëve.