Skip to main content

Sekretariati i Platformës CiviKos, si bartëse e procesit për organizimin e zgjedhjeve për tre anëtarë të rinj të shoqërisë civile në Këshill, dhe në prani të vëzhguesve prezent me datë 11.03.2016 në zyrat e CiviKos, organizoi numërimin e votave për tre përfaqësuesit e rinj nga shoqëria civile në Këshill.

 

Në mënyrë që procesi i numërimit të votave të jetë transparent, CiviKos ka ftuar në cilësinë e vëzhguesve përfaqësues të OSHC-ve, përfaqësues të medieve, asociacione dhe rrjete të ndryshme që veprojnë në Kosovë si dhe përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, si dhe Zyra për Regjistrimin e OJQ-ve Kosovë. Ftesës për vëzhgues i është përgjigjur Trëndelinë Dreshaj  nga ZKM/ZQM, Mehmet Musaj nga QKRMT/KRCT dhe Caleb Waugh nga CPT.

 

Pas verifikimit të listës së votuesve u numëruan të gjitha votat ku gjithsej ishin 30 vota, nga to të gjitha të vlefshme. Pas numërimit, u përzgjodhën tre anëtarët e rinj, të cilët kishin numrin më të madh të votave: Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Florina Dulaj – Sefaj nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Furtuna Sheremeti nga Lëvizja FOL.

 

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të verifikojnë dosjen e plotë të zgjedhjeve, munden të bejnë këtë deri me 18.03.2016, duke u lajmëruar në info@civikos.net apo 038 224 904.

 

Më poshtë gjeni numrin e votave për secilin kandidat sipas radhitjes në fletëvotim:

 

1.Arton Demhasaj – Organizata Çohu! (12)
2.Besart Hyseni – Horizonti 21 (5)
3.Bojan Teofilović – NGO Centre for Peace and Tolerance (CPT) (4)
4.Feride Rushiti – Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), (14)
5.Florina Dulaj – Sefaj – Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) (15)
6.Furtuna Sheremeti – Lëvizja FOL (14)
7.Mevlude Murtezi – Childproof – CIPOF (5)
8.Syzane Baja – Solidar Suisse në Kosovë (5)