Skip to main content

Sot, më 15.02.2016 Platforma CiviKos në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë /Zyra e Kryeministrit organizoi punëtorinë me Ekipin e Dytë në kuadër të Këshillit për hartimin e Planit të Punës për vitin 2016.

 

Qëllimi i punëtorisë ishte përpilimi i planit të punës që të sigurohet zbatim efektiv i Objektivit të dytë të Strategjisë “Sistemi i ndërtuar i kontraktimit të shërbimeve publike për organizatat e shoqërisë civile”. Në punëtori u vendos që aktivitetet të jenë konkrete dhe të zbatueshme në përputhshmëri me Strategjinë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile. Punëtori të tilla do të mbahen edhe në ditët në vijim me Ekipet tjera të Këshillit.

 

Të gjitha Ekipet e Punës do të punojnë në detajimin dhe zbërthimin e Planit të Veprimit të Strategjisë në Plan të Punës për Këshillin për vitin 2016. Masat dhe veprimet e parapara në Plan do të detajohen me nën aktivitete, me afate kohore konkrete për muaj për secilin institucion, me indikatorë dhe të arriturat që priten për vitin 2016.