Skip to main content

Më datë 10.02.2016 Sekretariati i Platformës CiviKos në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike – Departamenti për Organizata Joqeveritare organizuan takim konsultativ me organizata të shoqërisë civile në Kosovë, ku u prezantua përmbajtja e Regjistrit të OJQ-ve të regjistruara në Kosovë, i cili është duke u punuar nga Ministria e Administratës Publike – Departamentit për Regjistrim të OJQ-ve.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi,  përmbajtja dhe të merren komente dhe sugjerime për përmbajtjen e këtij Regjistri me organizata të shoqërisë civile. Termat e referencës për projektin: Sistemi Elektronik i Menaxhimit të OJQ-ve janë ndarë me të pranishmit dhe priten edhe sugjerime tjera në mënyrë elektronike. Gjithashtu, CiviKos do të informojë për fazat e mëtutjeshme të zhvillimit të Regjistrit të ri të OJQ-ve.