Skip to main content

Sekretariati i Platformës CiviKos, si bartëse e procesit për organizimin e zgjedhjeve për dy anëtarë të rinj të shoqërisë civile në Këshill, dhe në prani të vëzhguesve prezent me datë 06.10.2015 në zyrat e CiviKos, organizoi numërimin e votave për dy përfaqësuesit e rinj nga shoqëria civile në Këshill.

 

Në mënyrë që procesi i numërimit të votave të jetë transparent, CiviKos ka ftuar në cilësinë e vëzhguesve përfaqësues të OSHC-ve, përfaqësues të medieve, asociacione dhe rrjete të ndryshme që veprojnë në Kosovë si dhe përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, si dhe Zyra për Regjistrimin e OJQ-ve Kosovë. Ftesës për vëzhgues i është përgjigjur Trëndelinë Dreshaj  nga ZKM/ZQM. Pas verifikimit të votuesve u numëruan të gjitha votat ku gjithsej ishin 36 vota, nga to 34 të vlefshme dhe 2 të pa-vlefshme.

 

Pas numërimit, u përzgjodhën dy anëtarët e rinj, të cilët kishin numrin më të madh të votave: Sanija Murati nga NVO Lady dhe Shemsi Jashari nga Iniciativa për Ide dhe Alternativa. Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të verifikojnë dosjen e plotë të zgjedhjeve, munden të bëjnë këtë deri me 09.10.2015, duke u lajmëruar në info@civikos.net apo 038 224 904

 

Numri i votave për secilin kandidat për këshill është si vijon:

 

1.Agon Nixha – RIINVEST    (4)
2.Albert Heta – Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor (3)
3.Arton Demhasaj – Organizata Çohu! (7)
4.Dusan Radakovic – Centar za Zastupanje Demokratske Kulture – ACDC (2)
5.Rukije Gashi – Shoqata Kosovare e të Shurdhërve (4)
6.Sanija Murati – NVO Lady (14)
7.Shaqir Haxhaj – KAPAK    (1)
8.Shemsi Jashari – Iniciativa për Ide dhe Alternativa – IIA (8)
9.Vjollca Çavolli – STIKK (3)