Skip to main content

Platforma Civikos, pas mbylljes së procesit të votimit për përfaqësuesit e shoqërisë civile në komisionin për Ndihmë Shtetërore, organzoi numrimin e votave në prani të vëzhguesve në zyrat e Platformës Civikos.
Në mënyrë që procesi i numërimit të votave të jetë sa më transparent, Platforma Civikos ka ftuar në cilësinë e vëzhguesve përfaqësues të OSHC-ve, që kanë nominuar, votuar dhe nga Ministria e Financave.
Pas verifikimit të listës së votuesve, u numëruan të gjitha votat, prej të cilave të gjitha ishin të vlefshme. Gjithsej ishin 13 votues.Pas numërimit të votave, Zef Shala mori gjithësej 9 (nëntë) ndërsa Bujar Burjani gjithësej 4 (katër) vota.
Për të gjithë ata që janë të interesuar për procesin e numërimit apo të shikojnë fletëvotimet, këtë mund ta bëjnë deri të premtën, 31 Korrik, në sekretariat të Platformës CiviKos.