Më 08.07.2015, në hapësirat e Platformës CiviKos u mbajt trajnimi me OSHC-të që kanë marrë të drejtën për të udhëhequr qendrat rajonale të Platformës CiviKos.
Pas krijimit të pesë qendrave rajonale në tërë Kosovën: Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj, Platforma CiviKos organizoi trajnimin me përfaqësuesit e këtyre qendrave për të kuptuar më mirë funksionimin dhe shërbimet ndaj anëtarëve në qendrat përkatëse.
Trajnimi kryesisht kishte për qëllim informimin rreth rolit dhe përgjegjësive të qendrave rajonale, mënyrës së informit mbi procesin e përgjithshëm të pjesëmarrjes civile dhe mekanizmave për avokim dhe pjesëmarrje në vendimarrje. Trajnimi u udhëhoq nga Tina Divjak nga rrjeti CNVOS nga Sllovenia si dhe Tatjana Hvala nga qendra rajonale Boreo nga Sllovenia, të cilat poshtu ndanë eksperiencën e tyre të formimit të qendrave rajonale në Slloveni.
Organizatat që do të shërbejnë si qendra rajonale të Platformës CiviKos janë: në Ferizaj – INPO, në Gjilan – Network of Peace Movement (NOPM), në Mitrovicë – Community Building Mitrovica (CBM), në Pejë – Syri i Vizionit dhe në Prizren – EKOS Sani.