Skip to main content

Sekretariati i Platformës CiviKos në bashkëpunim me organizatën partnere nga Slovenia CNVOS dhe Zyren për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit organizuan punëtori një ditore me 04.03.2015 në Hotel Sirius. Qëllimi i këtij sesioni informues ishte identifikimi i nevojave potenciale të Ekipeve të Punës së Këshillit për mbështetje të jashtme. Element tjetër i sesionit ishte shkëmbimi i përvojave nga Sllovenia dhe rajoni i

Ballkanit Perëndimor  (Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi) të ofruar nga rrjeti CNVOS, si dhe ndërtimi i një kuptimi të përbashkët rreth detyrave në planin e punës së këshillit për 2015.
Në takim ishin të pranishëm anëtarët e ekipeve të punës nga Shoqëria Civile dhe Qeveria. Për më shumë përveç shembujve të mirë të cilët do të kthehen në aktivitete, anëtarët e Ekipeve të Punës së Këshillit zhvilluan punë të përbashkëta në katër grupet punuese gjatë këtij sesioni, të krijuara sipas objektivave strategjike të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile.